Milan ofron 30 milionë euro për yllin e Romës

16:29 | 25 Shkurt 2020

Milani është në bisedime me mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrini edhe pse ata përballen me një konkurrencë të ashpër për ta transferuar atë.

Sipas FCInterNeës, të cilët po raportojnë se Pellegrini mund të largohej nga kryeqyteti italian këtë verë pasi ai nuk është më afër të bie dakord për rinovimin e kontratës me Giallorossi.

Raporti shton se “mosmarrëveshjet mund ta largojnë Pellegrini” në drejtim të Milano ose Londrës.
Arsenali e ka monitoruar atë për ca kohë, ndërsa përfaqësuesit e lojtarit tani po shqyrtojnë destinacionet e mundshme dhe kanë hapur bisedime me Milanin dhe Interin, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë janë në kërkim të përforcimit në mes të fushës dhe janë vigjilentë lidhur me situatën, ndërsa FCInterNeës shton se Pellegrini është në dispozicion për 30 milionë euro për shkak të një klauzole lëshimi në kontratën e tij, e cila do të paguhej në dy këste prej 15 milionë euro.

23-vjeçari ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat për Romën këtë sezon, duke grumbulluar tre gola dhe 11 asistime duke luajtur si një mesfushor qendror. /ORAinfo/

Komento: