Milan ofron 40 milionë euro për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

20:53 | 06 Dhjetor 2025

Milan po kthen vëmendjen te Jean-Philippe Mateta, sulmuesi i Crystal Palace, i cili duket se ka një të ardhme gjithnjë e më larg nga klubi londinez.

Negociatat për rinovimin e kontratës së tij, që skadon në 2027, janë bllokuar prej muajsh, dhe Palace është i gatshëm të shqyrtojë ofertat në janar. Ky skenar ka nxitur interesin e njërit prej gjigantëve të Serie A, i vendosur të forcojë sulmin me një blerje të besueshme.

‘Rossonerët’ kanë nevojë për një golashënues që mund të konkurrojë menjëherë dhe Mateta është bërë prioritet kryesor.

Sulmuesi 28-vjeçar ka ofruar performanca solide në Angli dhe situata aktuale e kontratës së tij e lehtëson një largim të mundshëm.

Klubi italian është i gatshëm të paraqesë një ofertë afër 40 milionë eurosh për të bindur Crystal Palace dhe për ta përfshirë sulmuesin sa më shpejt të jetë e mundur.

Interesi i Milan vjen në një moment kritik për Jean-Philippe Mateta.

Sulmuesi ka qenë në negociata për një zgjatje kontrate me Crystal Palace që nga sezoni i kaluar, por bisedimet janë bllokuar dhe klubi shqetësohet për një përsëritje të situatës së Marc Guehi, i cili do të largohet pa të ardhura të konsiderueshme.

Menaxhmenti sportiv i Palace, nën drejtimin e Oliver Glasner, beson se afati kalimtar i janarit ofron mundësinë më të mirë për të siguruar një shifër të lartë për Matetan.

Komento: