Klubi italian Milani i vë kusht Sevillas për shitjen e Andre Silvës.
Pavarësisht se në pjesën e dytë të sezonit nuk është shfaqur në lartësinë e duhur, Sevilla duket se ka vendosur që të blejë kartonin e sulmuesit Andre Silva nga Milani.
Problemi i vetëm për spanjollët është çmimi i lartë i vendosur në marrëveshjen që dy klubet arritën kur sulmuesi u huazua në Spanjë.
Andaluzianët kërkojnë që ta ulin disi shumën prej 36 milionë eurosh të kërkuar nga Milani, ndërkohë që kuqezinjve nuk u shkon përshtat kjo lëvizje, pasi paratë që pritet të fitojnë nga shitja e portugezit ata do të kërkojnë t’i investojnë sërish në merkato.
Italianët, gjithsesi, e kanë gjetur një zgjidhje, pasi i kërkojnë Sevillas që nëse do të paguajnë më pak për Andre Silvën, atëherë duhet të fusin si pjesë të marrëveshjes mbrojtësin Simon Kjaer.