Milan pas yllit të Tottenham

14:40 | 18 Shkurt 2022

Milan vëzhgon Bergwijn.

Milan mund të transferojë sulmuesin holandez, Steven Bergwijn.

Steven Bergwijn mund të jetë në mesin e lojtarëve që afrohen në ‘San Siro’ në merkaton e verës, sipas raportimeve të fundit nga Italia.

Ylli i Tottenham Hotspur nuk është në planet afat-gjate të skuadrës londineze dhe kjo ka bërë që Milan të interesohen për të, përcjell lajmi.net.

‘Rossoneri’ nuk kanë nisur akoma negociatat me Spurs për kartonin e holandezit 24 vjeçar.

Bergwijn do të ishte një shtysë e madhe për krahun e djathtë të sulmit të Milan, që mbulohet nga Junior Messias e Saelemaekers.

Bergwijn transferohej te Totenham në janar të vitit 2020, për 30 milionë euro, nga skuadra e PSV.

Sulmuesi ka regjistruar vetëm nëntë paraqitje nën urdhrat e Antonio Conte dhe Milan mund të jetë mundësi e mirë për të, për të rigjetur formën e tij të lartë.

Komento: