Milan për 35 milionë euro transferon super lojtarin nga Juventus

08:20 | 27 Gusht 2019

Milan po vazhdon të jetë aktiv në merkaton e transferimeve të verës.

Sky Sport raporton se Milani ka ofruar 35 milionë euro për yllin e Juventusit Merih Demiral, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi, palet jane takuar dje dhe tani gjithçka varet nga Juventus.

Mëgjithatë marrëveshja e mundshme për Demiral është e lidhur me interesimin e Romës për transferimin e Daniele Ruganit nga Juventus.

Nëse Roma vendos të mos e blejë mbrojtësin italian, Juventus mund të vendosë ta pranojë ofertën e Milanit për Demiral me vlerë prej 35 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: