Milani janë hedhur në aksion për të provuar nënshkrimet e dy mesfushorëve. Këto dy blerje prite t’i kushtojnë Milanit 65 milionë euro, përcjell ORAinfo.
Fjala është për mesfushorin e Benficas Florentino Luis. Sipas medieve në Itali, transferimi i tij do të bëhet në bazë të një kredie me mundësi blerjeje, me palën portugeze që kërkon që shifra të fiksohet në 40 milionë euro.
Sipas të fundit nga reporteri, Milani po ashtu është gati të arrijë marrëveshje me edhe me yllin e Red Bull Sazlburg, Dominik Szoboszlai.
Për dallim nga Florentino, lojtari hungarez mund të përshtatet me të gjitha rolet në mesfushë madje edhe ato të gjera.
Për Szoboszalai, Salzburg po kërkon 25 milionë dollarë për të arritur marrëveshjen me Milan.
Të dy lojtarët janë të pëlqyer edhe nga trajneri gjermna, Ralf Rangnick, i cili pritet të marrë drejtimin e Milanit në verë. /ORAinfo/