Milan përfiton miliona euro nga ndërrimi i Higuainit me Piatekun

11:58 | 23 Janar 2019

Milan është përshëndetur Gonzalo Higuain, i cili do të bashkohet me Chelsean, dhe janë të gatshëm për të mirëpritur Kryzstof Piatek, i cili do të nënshkruajë me klubin sot.

Por çfarë ndikimi do të ketë ky ‘shkëmbim’ i në buxhetin e klubit?

Sipas Tuttosport, largimi i Il Pipitës do t’i lejojë Rossonerëve të kursejnë 17.19 milionë euro midis pagës bruto dhe mospagesës së këstit të dytë të taksës së kredisë, përcjell ORAinfo.

Për gjashtë muajt e ardhshëm, Milan do të kërkojë një amortizim prej 3.88 milionë eurosh për sulmuesin polak, ndërsa paga e lojtarit do të peshojë 1.8 milionë euro bruto. /ORAinfo/

Komento: