Milan përforcohet, emra të mëdhenj firmosin me rossonerët

19:28 | 22 Shkurt 2019

Më parë sot, AC Milan njoftoi se ata kishin emëruar dy anëtarë të rinj në bordin e drejtorëve, më konkretisht Casper Stylvig dhe James Murray.

Në faqen zyrtare të klubit, CEO i Rossonerëve, Ivan Gazidis, bëri komentet e tij mbi dy anëtarët e rinj përcjell ORAinfo.


 
“Në emër të Bordit dhe të gjithë komunitetit të AC Milan, i mirëpres James dhe Casper në klub, të dy janë liderë të shquar me shkathtësi të nivelit të lartë dhe njohuri të thellë të mjedisit të futbollit, “tha ai.
 
Casper Stylsvig (formerly Fulham) dhe James Murray (ish-Arsenal) kanë pranuar përkatësisht të bashkohen me klubin si Zyrtarin Kryesor të të Ardhurave (“CRO”).

Komento: