Milan “peshkon” në Holandë e Belgjikë, synim ka këta dy lojtarë

22:14 | 27 Qershor 2022

Skautët e AC Milan kanë një sy në talentet e rinj që dalin nga kontinenti dhe ata i vendosin synimet e tyre në dy profile të reja në Holandë dhe Belgjikë.

TMW raporton se Milani dhe Interi së fundmi zhvilluan një takim me një ndërmjetës italian të SEG, një agjenci që ndër klientët e saj krenohet me emra të tillë Cody Gakpo i PSV Eindhoven dhe Sergio Gomez i Anderlecht, përcjell ORAinfo.

Gakpo konsiderohet si një nga talentet më të ndritur të sulmit në Evropë dhe është ndjekur nga kuqezinjtë në muajt e fundit, veçanërisht duke pasur parasysh se ai mund të luajë si krah i djathtë, por edhe si mesfushor sulmues nëse nevojitet.

Shkathtësia e tij, potenciali dhe profili i tij pasqyrojnë në mënyrë të përkryer identikitetin e lojtarit që drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara kërkojnë në tregun e transferimeve.

Sa i përket Gomez nga ana tjetër, përfaqësuesi i Spanjës U21 duket se ka më shumë interes për Anderlecht për momentin, por duhet theksuar se Milani ka qenë i lidhur me nënshkrimin e një zëvendësi të ri për Theo Hernandez./ORAinfo/

Komento: