Milan “peshkon” te Reali, po e transferon yllin 50 milionësh

23:45 | 23 Qershor 2019

Milan thuhet se po punon për ta transferuar mesfushorin sulmues të Real Madridit, Dani Ceballos.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Rossonerët do të ishin në gjendje të paguanin çmimin e kërkuar 50 milion euro për spanjollin, përcjell ORAinfo.

22-vjeçari ka luajtur 56 herë për Los Blancos që nga ardhja e tij nga Real Betis në vitin 2017 për 16.5 milionë euro, por shumica e këtyre paraqitjeve ishin nga pankina.

Ai e zbuloi zhgënjimin e tij këtë verë dhe tha se nuk donte të luante për Zinedine Zidane përsëri./ORAinfo/

Komento: