Milan pëson humbje të thellë nga Lazio – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan pëson humbje të thellë nga Lazio

22:42 | 24 Janar 2023

Milani s’këndellet, pëson humbje të thellë nga Lazio.

Milani ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Serie A.

Pas dy barazimeve, kampioni në fuqi italian u mposht sonte nga Lazio, në kuadër të javës së 19-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultatin 4:0.

Lacialët shënuan nga dy gola në secilën pjesë, duke ia shkaktuar kështu një humbje të thellë “Rossonerëve”.

Sergej Milinkovic-Savic (4’), Mattia Zaccagni (38’), Luis Alberto (67’ – nga penalltia) dhe Felipe Anderson (75’) shënuan në fitoren e vendasve.

Lazio pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani renditet në pozitën e tretë, me pikë të njëjta me Interin, që bie në pozitën e katërt.

Milani mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë, 12 më pak se lideri i tabelës, Napoli.

Komento: