
Lucas Biglia pritet të largohet nga Milan gjatë afatit të janarit.
La Gazzetta dello Sport raporton se e ardhmja e lojtarit argjentinas Lucas Biglia është në dyshim, përcjell ORAinfo.
Kontrata e mesfushorit 33-vjeçar do të skadojë në fund të sezonit dhe Milani mund të lejojë që lojtari të zgjedh nëse dëshiron të largohet gjatë afatit të janarit nga ‘San Siro’.

Nëse kuqezinjtë nuk mund të gjejnë një klub të interesuar për lojtarin, ata mund ta konsiderojnë këtë opsion pasi mesfushori nuk konsiderohet i rëndësishëm për projektin e kuqezinjve. /ORAinfo/