Milan po dështon ta transferoj talentin e madh nga Serie A

10:23 | 18 June 2020

Milani tashmë po bën plane për sezonin e ardhshëm. Dje u mësua se Milan tashmë ka arritur marrëveshje me Ralf Rangnick, i cili do të udhëheqë revolucionin e të rinjve dhe kështu do të sjellë disa lojtarë të rinj në San Siro.

Javët e fundit, kuqezinjtë janë lidhur me Samuele Ricci, 18-vjeçarin premtues të Empolit.
Mirëpo Calciomercato raporton se për lojtarin interesim kanë shfaqur Dortmund, Leipzig dhe mbi të gjitha Napoli, përcjell ORAinfo.

Këta të fundit tashmë kanë bërë një ofertë për mesfushorin, duke vendosur 12 milionë euro në tryezë.
Empoli aktualisht po vlerëson ofertën dhe një vendim përfundimtar pritet të merret, por marrëdhëniet e mira midis palëve mund të favorizojnë një marrëveshje.

Sa për Milanin, ata vazhdimisht po monitorojnë talentët më të mirë dhe Ricci është sigurisht njëri prej tyre.
Megjithatë, siç u përmend, ka klube të tjera që kanë ndërmarrë më shumë hapa konkret dhe kuqezinjtë e gjejnë veten prapa për momentin. /ORAinfo/

Komento: