Në fillim të verës, Milani dukej i interesuar të transferonte një sulmues të ri për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic.
Milan kishte ndjekur nga afër për një kohë sulmuesin Darvin Nunez.
Sulmuesi uruguaian, i cili luan për Almeria, kishte tërhequr interesin e skautistëve pasi shënoi 16 gola këtë sezon, përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, e ardhmja e Nunezit nuk pritet të jetë në Serie A, pasi Milani nuk kanë bërë ende asnjë hap konkret për lojtarin.
Për lojtarin që thuhet se kushton rreth 20 milionë euro, në garë janë futur tani Brighton dhe Wolfsburg.
21-vjeçari do të ketë fjalën e fundit dhe mbetet të shihet se cilin skuadër do të zgjedhë ai. /ORAinfo/