Milan po e kërkon lojtarin 60 milionësh nga Gjermania – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan po e kërkon lojtarin 60 milionësh nga Gjermania

10:02 | 04 Janar 2019

Timo Werner duket i gatshëm të rinovojë kontratën e tij në RB Leipzig, kështu që Milani po monitoron situatën e tij.

Gjermani ka shënuar mbi 20 gola në dy sezonet e kaluara, dhe deri më tani këtë sezon ka 14 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Sipas Fox Sports, 22-vjeçari nuk ngurron të nënshkruajë një kontratë të re me klubin e tij të tanishëm dhe kjo ka vënë disa nga gjigantët e Europës në gatishmëri.

Të dy klubet Juventus dhe Milan e kanë ndjekur atë për një kohë të gjatë, por me marrëveshjen e tij aktuale që mbaron në vitin 2020 Leipzig do të kërkonte ende 60-70 milion euro.

Mbetët të shihet nëse Milan do të bëjë ofertë zyrtare në drejtim të klubit gjerman. /ORAinfo/

Komento: