Milan po e largon në janar lojtarin që e transferoi në verë

08:32 | 04 January 2019

Alen Haliloviç ka luajtur vetëm 60 minuta për rossonerët këtë sezon dhe mund të jetë në rrugën e tij drejt largimit këtë janar.

Në fakt, siç raportohet nga MilanNeës, duket se Haliloviç do të largohet nga Milani këtë treg transferimi, me Spanjën dhe Kroacinë që janë dy destinacione të mundshme, përcjell ORAinfo.

Anësori ka bërë vetëm tre paraqitje për Milanin këtë sezon, duke luajtur një total prej 60 minutash.

Haliloviç verën që shkoi u transferua te Milani si transfero i lirë, por nuk arriti të bind drejtuesit e Milanit me lojën e tij.

Halilovië pritet që të largohet nga Milani po ashtu si transfero i lirë. /ORAinfo/

Komento: