Milan po e monitoron talentin e madh të Barcelonës, transferimi i tij mund të ndodh në verë

11:31 | 09 Shkurt 2022

AC Milan është ndër klubet që monitorojnë të ardhmen e Riqui Puig te Barcelona.

Talenti spanjoll pritet të largohet nga Barça gjatë verës, kjo për shkak të mungesës së kohës për lojë.

Sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, mesfushori 22-vjeçar nuk është pjesë e madhe e planeve të Xavit pasi duket se preferon opsione të tjera, përcjell ORAinfo.

Për këtë arsye nuk mund të përjashtohet që Puig të largohet në kërkim të mundësive të reja kur sezoni të përfundojë, duke qenë se ai ka aspirata që të jetë pjesë e kampionatit Botëror që luhet në Katar këtë vit.

Në mesin e klubeve të ‘aftësuara’ nga Puig është edhe Milani.

Klub ky gjithmonë në kërkim të talenteve të rinj, veçanërisht nga klubet kryesore ku rrugët e tyre janë të bllokuara, me Theo Hernandez dhe Fikayo Tomori ndoshta shembuj të përsosur për këtë. /ORAinfo/

Komento: