Milan po e shet Kessie, me paratë e tij po e blen 10-shin e Serie A

13:17 | 06 Gusht 2019

Mesfushori Franck Kessie i është bashkuar Milanit mes pasigurisë në lidhje me të ardhmen e tij në klub.

Ylli i Bregut të Fildishtë bëri një pushim të gjatë pasi ishte i ngarkuar me kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës.

Pas kthimit në Milano, ai është takuar me menaxherin e ri Marco Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Besohet se Milani është gati të shes lojtarin dhe pritet të fitojë 35 milionë për 22-vjeçarin, në mënyrë që Milan pastaj ta blej numrin 10 të Sampdoria Dennis Praet i cili ka një klauzolë lirimi prej 26 milionë.

Milani duhet të ngutet nëse dëshiron shitjen e Kessie dhe blerjen e Praert, pasi afati i transferimeve po shkon drejt përfundimit. /ORAinfo/

Komento: