Rossonerët po përgatiten ta shesin Andre Silvan.
Milani është impresionuar nga Quincy Promes, sulmuesi holandez që aktualisht luan me Sevilla. 27-vjeçari konsiderohet përforcimi ideal për repartin e sulmit.
Drejtuesit e klubit italian, për të arritur të bindin spanjollët të lënë të lirë futbollistin, mendojnë të përdorin Andre Silvën, i cili momentalisht luan i huazuar pikërisht te skuadra e drejtuar nga Joaquin Caparros.
Gjatë këtij sezoni, portugezi është aktivizuar 26 herë me fanellën e Sevilla, duke realizuar 9 gola.