Wolves afër finalizimit të transferimit të Cutrones.
Wolverhampton Wanderers njoftohet se janë afër transferimit të sulmuesit të Milanit, Patrick Cutrone për një shifër prej 16 milionë funteve apo 18 milionë eurosh.
Sipas mediumit Sky Sports, bisedimet janë në vazhdim në mes të dy klubeve dhe Wolves shpresojnë të negociojnë një marrëveshje me bonuse për të finalizuar transferimin më pak se çmimi i kërkuar nga Milanit prej 25 milionë eurove.
Megjithatë, transmetuesi thekson se 21-vjeçari – i cili aktualisht është me Rossonerët në turneun e tyre para-sezonal në SHBA, nuk do të nxitojë ‘të marrë një vendim’.
Ishte pohuar gjatë mbrëmjes se italiani nuk kishte ‘asnjë qëllim’ të kalonte te skuadra angleze, të cilët janë gati të luajnë në Ligën e Evropës.
Megjithatë, Milani mund të jetë i detyruar ta shesë atë pasi Monaco është larguar nga një marrëveshje prej 30 milionë eurosh për sulmuesin Andre Silva.