
Në mesin e lojtarëve që mund të sakrifikohen te Milani për të fituar para, si dhe për fitime të mëdha kapitale, është përfshirë edhe i riu Patrick Cutrone.
Në fakt, disa klube janë të interesuar për nënshkrimin e tij përpara sezonin e ardhshëm.
Sipas edicionit të sotëm të gazetës italiane Il Giornale, Milan ka vendosur tashmë për një çmim për të riun, i gatshëm të kërkojë 20-25 milionë euronga klubet e interesuara në shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.
Milan gjithashtu po e mendon shkëmbimin e Cutrones me sulmuesin e Romës, Patrick Shick i cili pëlqehet nga trajneri i ri i Milanit. /ORAinfo/