Milan po e transferon 30 milionëshin nga Bundesliga

12:51 | 02 May 2020

Milan pritet të bëjë sërish revolucion këtë verë.

Duket nisur nga trajneri, kuqezinjtë pritet të sjellin edhe disa lojtarë të rinj në ‘San Siro’.

Një nga emrat e përfolur është edhe lojtari hungarez i RB Slazburg, Dominik Szoboszlai.

19 vjeçari është duke shkëlqyer të gjiganti gjerman dhe paraqitjet e tij kanë rënë në sy nga Milan, përcjell ORAinfo.

Ardhja e trajnerit Ralf Rangnick në San Siro, do t’ia lehtësonte punën Milanit për ta transferuar yllin hungarez.

Mësohet se çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro, mirëpo duke parë moshën e re dhe talentin që ka lojtari, Milan do ta përballonte një cmim të tillë.

Mbetët të shihet javëve në vazhdim se cila do të jetë lëvizja e Milanit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit 19 vjeçar. /ORAinfo/

Komento: