Milan po e transferon 60 milionshin nga Bundesliga

10:50 | 06 Mars 2020

Milan po synon të jetë me garues në sezonin e ardhshmë.

‘Rossonerët’ janë të vendosur që në afatin kalimtar të verës, të sjellin një emër të njohur për repartin defansiv, në mënyrë që ta freskojnë mbrojtjen.

‘Calciomercato’ raporton se Milan do të tentojë transferimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano, përcjell lajmi.

Mbrojtësi gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me Arsenalin në të kaluarën.

Upamecano, 21 vjeçar, po udhëheq mbrojtjen e RB Leipzig këtë sezon në Bundesligë, që vazhdojnë të jenë kandidat të fortë për titull me Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Komento: