Milan po synon ta transferoj një sulmues nga Franca.
Sipas portalit Le10sport. com, klubi kuqezi ka përgatitur terrenin për Denis Bouanga.
Bëhet fjalë për sulmuesin që luan në Saint-Etienne.
Lojtari i lindur në vitin ‘94 vjen nga një sezon shumë i mirë në Ligue 1: 26 prezenca dhe 10 rrjeta për Bouanga.
Jo rastësisht futbollisti shpesh krahasohet me Pierre-Emerick Aubameyang.
Flitet për një vlerësim prej 12 milionë eurosh për Bouanga.
Por janë disa klube konkurrente që kanë lëvizur kohët e fundit për të: edhe Everton, Valencia, Betis Siviglia dhe Rennes po mundohen të bindin Saint-Etienne të lënë të ikë “xhevahirin” e tyre.
Milani, pëveç Bouanga-s, po dialogon prej kohësh me shoqërinë franceze edhe për mbrojtësin Ëesley Fofana.
Një dopio pistë konkrete dhe e mundshme, duke qenë se Saint-Etienne ka nevojë për të ardhura.