Milan po e transferon ‘bishën’ e mbrojtjes nga Bundesliga

09:56 | 29 April 2020

Milani ka interes të madh për mbrojtësin e Strasburgut Mohamed Simakan dhe janë të gatshëm të bëjnë një kërkesë për nënshkrimin e tij.

Milan ka përcjell që një kohë 19 vjeçarin Simakan që luan për Strasburg, me kontakte të mbajtura midis Milanit dhe të afërmeve të lojtarit.

Mediat në Itali raportojnë se Milani bëri një përpjekje për të nënshkruar Simakan në janar dhe ishin të pasuksesshme, por ideja është që të kthehen në tryezën e bisedimeve me një ofertë prej 15 milionë euro.

Agjenti i lojtarit e pranoi se Paolo Maldini dhe Milani interesohen për lojtarin e tij, duke e mirëpritur këtë interesim.

Sigurisht, lidhja më pas vjen nga Ralf Rangnick i cili përflitet se është njeriu tjetër përgjegjës për revolucionin më të ri të Milanit, dhe nuk mund të jetë rastësi që hierarkia e klubit ka zgjedhur Simakan si profilin ideal për të formuar një shtyllë të epokës së re. /ORAinfo/

Komento: