Milan po e transferon ‘bishën’ meksikane

12:42 | 25 December 2018

Gjiganti italian Milan po kërkon të forcojë skuadrën edhe me një anësor.

Tuttosport raporton se drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë mundësinë për të transferuar meksikanin Hirving Lozano, përcjell ORAinfo.

Lojtari ka tërhequr interesim në të gjithë Evropën pasi shkëlqeu për PSV në Ligën e Kampionëve dhe për El Tri në Kupën e Botës.

Milan ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit Mino Raiola, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 me PSV-në. /ORAinfo/

Komento: