Nuk mbaron me Pulisic dhe Cheek: Milan transferon një tjetër yll nga Chelsea.
Rosonerët për shopping në Stamford Bridge.
Milani është në kërkim të një sulmuesi që e njeh mirë zonën e portës dhe në listë e kuqezinjve, është Armando Broja së bashku me Ekitiken e PSG-së.
Duke parë se francezi kushton rreth 20 milionë euro për arkat e klubit kuqezi, drejtuesit kanë menduar një operacion më të lirë dhe Broja ishte opsioni i parë.
Drejtuesit synojnë që të marrin në huazim me të drejtë blerje sulmuesin e Kombëtares, duke parë edhe faktin se Broja vjen nga një dëmtim dhe për shkak të numrit të lartë të sulmuesve që ka Çelsi, për të do të ishte e vështirë të gjente hapësira. Megjithatë, vetë drejtuesit e Çelsit nuk janë të kënaqur nga oferta e Milanit.
Mediat italiane raportojnë se përgjigja e londinezëve ka qenë negative dhe se Broja do të mbetet në Londër, të paktën edhe për disa ditë. Në rast se Milan përmirëson ofertën atëherë Chelsea mund të lejojë largimi i tij.