Milan po e transferon ish ‘snaiperstin’ e Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan po e transferon ish ‘snaiperstin’ e Barcelonës

10:39 | 29 Janar 2019

Watford njoftohet se i ka dhënë ultimatum Milanit të paguajë 25 milionë euro plus bonuse për Gerard Deulofeu deri të martën ose në të kundërtën do të humbasin atë.

Sipas Gianluca Di Marzio, Watford nuk janë të interesuar të huazojnë Deulofeu dhe po kërkojnë pagesën nëse Milani është i interesuar për lojtarin.

Gazetari i Sky Sport Italia shpjegon se Watford kanë lëshuar ultimatumin në mënyrë që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të zëvendësuar lojtarin, pasi dritarja e transferimit mbyllet të enjten.

Spanjolli tashmë ka luajtur për Diavolo, duke shënuar katër gola në 17 paraqitjet e Serie A gjatë gjysmës së dytë të fushatës 2016-17. /ORAinfo/

Komento: