Milan po e transferon “Kaka-n” e ri

23:45 | 17 Gusht 2019

Milan synon që edhe më tutje ta përforcojë skuadrën.

Kuqezinjtë e Italisë janë interesuar së fundmi për mesfushorin 22 vjeçar të Borussia Moenchegladbac, Florian Neuhaus.

22 vjeçari mund të luajë si mesfushor qëndror dhe si mesfushor sulmues, madje ka arritur të fitoj titullin “Kaka i Gjermanisë”.

Neuhaus ka bërë 32 paraqitje në Bundesligë me ekipin e Monchengladbac, duke shënuar tre gola dhe nëntë asistime.

Ai ka tërhequr vëmendjen e Milanit pas paraqitjeve dhe me moshat e Gjermanisë. Skuadra italiane është në gjurmët e të riut duke qenë se dhe plani i tyre janë lojtarët e rinjë.

Komento: