Milan po e transferon ‘Lautaron e ri’ nga Argjentina

13:24 | 30 May 2020

Milan pritet të bëjë revolucion të ri këtë verë. Përveç sjelljes së trajnerit të ri, pritet edhe transferimi i shumë lojtarëve të rinj.

Kuqezinjtë janë duke vëzhguar shumë lojtarë të rinj, e në mesin e tyre është edhe Nahuel Bustos që luan në Argjentinë për ekipin e Talleres.

Sipas medieve në Itali, ai po krahasohet me sulmuesin e Interit Lautaro Martinezin.

Calciomercato raporton se sulmuesi 21 vjeçar në këtë sezon ka regjistruar nëntë gola dhe katër asistime në 20 paraqitje, përcjell ORAinfo.

Ekziston një klauzolë prej 18 milionë euro në kontratën e Bustos, por shpërblimet prej 10 milionë euro mund të jenë të mjaftueshme, për sjelljen e tij në San Siro.

Interesim për të ka shprehur që një kohë edhe Roma dhe mbetet për tu parë nëse Milani do të përshpejtojë interesin e tyre për ‘Lautaron e ri’. /ORAinfo/

Komento: