Stefano Sensi i Sassuolo është ende në radarin e Milanit.
Mesfushori i Sassuolo po luan mire dhe kjo ka bërë që ai të jetë në listën e dëshirave të Leonardo.
Milan kishte shprehur interesim për të qysh në janar, por Sassuolo nuk donte ta humbiste atë gjatë sezonit, përcjell ORAinfo.
Ai është mesfushori i dytë më i mirë në Serie A këtë sezon për saktësinë e kalimeve të tij . Miralem Pjanic i Juventusit është i vetmi lojtar që ka qenë më i saktë.
Calciomercato raporton se Milani do të dërgojë skaut për të përcjell Sensin.
Përvec Rossonerëve, Juventusit, Interit dhe Napolit gjithashtu pëlqejnë Sensin, ndërsa muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për të ardhmen e tij. /ORAinfo/