Milan është pranë nënshkrimit me sulmuesin 20-vjeçar të Lille, Rafael Leao.
Ka kohë që Milan interesohet për transferimin e yllit portugez, ndërsa tani duket se gjërat janë ofruar dhe negociatat janë në fazën finale, përcjell ORAinfo.
Në fakt, Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për yllin portugez.
Super-agjenti Jorge Mendes ka punuar për marrëveshjen me të dyja palët, dhe një marrëveshje përfundimtare tani është afër.
Si pjesë e marrëveshjes, Tiago Djalo do të shkojë në Lille.
Me poshtë ju sjellim një video për tu njoftuar me lojën fantastike të Rafael Leao. /ORAinfo/