Milan po e transferon ‘Pirlon e ri’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan po e transferon ‘Pirlon e ri’

17:26 | 16 Janar 2019

Ka shumë klube të mëdha të interesuara për të nënshkruar me yllin e Brescia Sandro Tonali.

Italiani është i gatshëm të bëhet Pirlo i ardhshëm, por trajneri i tij Eugenio Corini nuk pajtohet që 18-vjeçari të krahasohet me ish-lojtarin e Milanit dhe Juventusit.

“Ai do të jetë De Rossi i ardhshëm”, tha Corini për La Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.

“Ai nuk duket si një lojtar 18 vjeçar. Ai përballet me çdo luftë me një personalitet të madh, ai duhet vetëm të vazhdojë të punojë shumë”, ka thënë ai.

Chelsea ka qenë e lidhur me nënshkrimin e lojtarit ashtu si çdo klub i madh në Itali, përfshirë Milanin dhe Juventusin. /ORAinfo/

Komento: