Milan po e transferon sulmuesin 100 milionësh PSG-ja

11:10 | 12 April 2020

AC Milan pritet të bëjë një lëvizje për t’i siguruar shërbimet e Mauro Icardi gjatë kësaj vere.

Ll Corriere dello Sport shkruan sot se Milani mund ta kthej përsëri interesimin për Icardi pasi kishte diskutuar një marrëveshje të mundshme verën e kaluar, përcjell ORAinfo.

Raporti pohoi se Rossoneri do të duhet të luante në faktin se si Icardi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara duan të kthehen në Itali, dhe se vlerësimi i tij i dukshëm prej 100 milionë euro mund të ulet.

Icarid e ka zemrën të vendosur të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm, dhe megjithëse Juventus kanë qenë pas tij për ca kohë, por që kohëve të fundit se kanë hequr dorë, duke bërë që Milan të hedhet në sulm.

Icardi i ka thënë jo PSG-së përfundimisht dhe familja e tij mund të nxiste një rikthim në Lombardi.

Me Juventusin e tërhequr, ideja për t’iu bashkuar Milanit mund të realizohet gjatë verës. /ORAinfo/

Komento: