Florian Thauvin është emri i ri në listën e blerjeve të Milan.
Sulmuesi francez ka qenë një nga disa ndezje të ndritshme në një sezon zhgënjyes për Marsejën, i cili u rendit i pesti në Ligue 1, 8 pikë larg nga vendet e Ligës së Kampionëve.
Thauvin nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, dhe Marseja duket se është dorëzuar se në humbjen e lojtarti kyç të ekipit, pasi sigurimit i një vendi në Ligën e Kampionëve është e pamundur, raporton calciomercato. com, përcjell ORAinfo.
Milan kanë qenë prej kohësh i interesuar për një lojtar krahu dhe ata ishin të lidhur në mënyrë të vazhdueshme me bashkatdhetarin e Thauvinit, Saint-Maximin të Nice.
Por L’Equipe sot pretendon se Milan e kanë ndërruar vëmendjen e tyre ndaj Thauvin, i cili konsiderohet si një zëvendësim i mundshëm për Suso-n.
Ky i fundit po pengon nënshkrimin dhe marrëveshja e tanishme e të cilit përfshin një klauzolë lirimi prej 40 milion eurosh, një shifër që pritet të tërheqë interes në spanjoll gjatë verës. /ORAinfo/