Milan po e transferon super sulmuesin nga Franca

19:26 | 21 Gusht 2019

Milan ende nuk e ka mbyllur kuleten në transferimet e verës.

Pak më tepër se 10 ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës, Milan vazhdon të mendojë për përforcimet e fundit.

Së bashku me disa shitje që janë në prag të finalizimeve, “Rossonerët” kanë bërë gati disa blerje të reja.

Mediat italiane raportojnë se Milan kërkon një sulmues të ri dhe ka kthyer vëmendjen tek Martin Terrier nga Olympique Lyon, transmeton lajmi.

Ngecja e kontakteve me Atletico Madridin për Angel Correan ka detyruar Milanin që të mendojë për objektiva të tjera dhe Terrier është emri i ri për sulmin e sezonit të ri.

Komento: