Milan po e transferon super talentin

21:21 | 09 Qershor 2019

Milan është i interesuar për të riun e Salzburgut, Sekou Koita, i cili po bën mirë për Malin për U-20.

Burimet e Calciomercato kanë konfirmuar se rossoneri dërguan disa skautë për të parë Koita gjatë ndeshjes Italia-Mali U-20, përcjell ORAinfo.

Mbetet për t’u parë nëse Milan do të bëjë një ofertë për të.

Strategjia e re e Milanit është fokusuar tek lojtarët e rinj në mënyrë që shpenzimet të jenë sa më minimale.

Milan gjendet në një fazë transitore kur duhet të vendosin edhe për trajnerin e ri. /ORAinfo/

Komento: