AC Milan përballet me konkurrencën nga skuadra e Premier League në Everton në garën për të nënshkruar me yllin e AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners.
Koopmeiners është tashmë kapiteni i skuadrës Eredivisie dhe ka 16 gola dhe tre asistime në 42 paraqitje në të gjithë ligën, kupën dhe Europa League këtë sezon si një mesfushor mbajtës, përcjell ORAinfo.
Kjo ka bërë që Milan të hidhet në aksion për të tentuar transferimin e tij në ‘San Siro’.
Menaxheri i tyre Carlo Ancelotti – ish-shefi i Milanit është shumë i interesuar për 22-vjeçarin dhe i ka mbështetur Toffees të bashkohen në garën për ta firmosur atë, duke sanksionuar një ofertë prej 15 milionë euro.
Milan duhet veprojë shpejt, pasi në garë për talentin holandez është edhe ekipi nga Premierliga nga Evertoni. /ORAinfo/