Milan po e transferon talentin e madh nga Gjermania

18:19 | 13 Dhjetor 2018

Trajneri o Milanit, Gennaro Gattuso ka dhënë dritën e gjelbër për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Mesfushori gjerman është një nga lojtarët më me perspektiv në Evropë.

Monchi, në fakt, i ka ofruar tashmë BVB-së të nënshkruajë lojtarin me kredi me një opsion për të blerë, përcjell ORAinfo.

Weigl ka shumë admirues në të gjithë Evropën dhe një nga të parët është bosi i Manchester City Pep Guardiola.

Julian Ëeigl është një nga talentet më të mira të Bundesligës.

I lindur në vitin 1995, ai ka pesë paraqitje me ekipin kombëtar të Gjermanisë.
Karriera e tij në Borussia Dortmund, megjithatë, ka ndryshuar në mënyrë dramatike brenda pak muajsh.

Me kursin e ri të stërvitjes, Ëeigl nuk po luan aq shumë sa kishte bërë nën Thomas Tuchel i cili tani është në PSG.

Milan është në kërkim të përforcimeve të mesfushës në janar dhe Ëeigl mund të jetë personi i duhur në momentin e duhur kur Cesc Fabregas i Chelseat duket të jetë tepër i shtrenjtë për rossonerët. /ORAinfo/

Komento: