Milan po e transferon talentin italian, marrëveshja gati

09:58 | 14 Maj 2019

Milan dëshiron Stefano Sensi. Klubi e ka ndjekur prej vitesh që lojtari ka luajtur për Cesenën dhe tani klubi është i gatshëm të bëjë një tjetër përpjekje.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sensi është zgjedhja e parë. Milan dhe Sassuolo kanë qenë në kontakt për një kohë dhe lojtarit i pëlqen opsioni i Rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja e tij përfundon në vitin 2020 dhe vlerësohet se klubi i Squinzi do të kërkojë 20 milionë euro.

Leonardo ka në plan të ofrojë 15 milionë euro, duke përfshirë bonuse, një investim që do të jetë në përputhje me parametrat e lojës së drejtë financiare.

Lojtari nga San Marino paraqet një investim të mirë për mesfushën, pasi ai është i ri dhe ka shumë cilësi dhe për këtë arsye, në të ardhmen, mund të rikthehet.

Sensi e ka bindur Milanin dhe klubi dëshiron të mbyll marrëveshjen shpejt. /ORAinfo/

Komento: