Gjiganti italian Milan po synon transferimin e një 15 vjeçari nga Holanda.
AC Milan po lufton me dy gjigantët Eredivisie PSV Eindhoven dhe Ajax për nënshkrimin e një mbrojtësi të PEC Zwolle.
Pronarët e kuqezinjve Elliott Management deri më tani kanë vendosur një strategji të rekrutimit të përqendruar në blerjen e lojtarëve të rinj me potencial të lartë dhe zhvillimin e tyre në mënyrë që të regjistrojnë fitime kapitale në bilanc, përcjell ORAinfo.
Kjo strategji pritet të vazhdojë nën menaxherin e ri të ardhshëm Ralf Rangnick, pasi gjermani ka një histori të duhur për zhvillimin e të rinjve në yje.
Sipas gazetës holandeze De Stentor, kuqezinjtë po mbajnë me vëmendje mbrojtësin e PEC Zwolle 15-vjeçar Rav van den Berg.
Berg po konsiderohet ndër lojtarët me të talentuar në botë për moshën e tij. /ORAinfo/