Milan po e transferon yllin 110 milionësh nga Napoli

20:54 | 03 Maj 2022

Milani e kërkon Osimhen, përkundër klauzolës së lartë të lojtarit.

Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Përkundër klauzolës së lartë të largimit dhe konkurrencës së madhe me ekipet e tjera, “kuqezinjtë” nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen, transmeton lajmi.

Futbollisti ka shkëlqyer këtë sezon me napoletanët dhe për rrjedhojë ka ngjallur interesimin e disa prej ekipeve më të mëdha evropiane.

Klauzola e lirimit të lojtarit është hiç më pak se 110 milionë euro, ndërsa në garë për nigerianin janë Arsenali, Manchester United dhe Barcelona.

Komento: