Milan ka një interes konkret të nënshkruajë me anësorin e Fiorentinës Federico Chiesa këtë verë.
La Nazione po raporton se Fiorentina ka plane të mëdha përfshirë sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, një lojtar që mbetet në krye të listës së dëshirave të tyre, i ndjekur nga afër nga ish sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek.
Si rezultat, e ardhmja e Chiesa duhet të ndiqet me interes pasi Milani jo vetëm që po mendon për të si një shënjestër, por është i vendosur të bëjë një veprim nën urdhërat e Stefano Pioli, përcjell ORAinfo.
Chiesa nuk është i interesuar për destinacionet e huaja përkundër insistimit të Manchester United, kështu që lojtari po mendon seriozisht një veprim të Milanit.
Fiorentina nuk ka ndërmend të bëjë ulje për lojtarin italian, por ata kanë në po pwrgaditin ofertw pwr sulmuesin e Monchengladbach, Marcus Thuram, për ta zëvendësuar atë.
Nazione shton se Chiesa tërhiqet nga tundimet e Manchester Unitedit, diçka që mund të ndihmojë ndjekjen e tyre, edhe nëse vazhdon të përmendet një çmim prej 60 milionë euro. /ORAinfo/