Milan ka filluar që tani përgatitjet për afatin e transferimeve ne verë.
Milan ka paralajmëruar se do të jetë aktiv në tregun e transferimeve.
Interi dhe Milani janë të vendosur të garojnë kokë më kokë për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Pedro Rodriguez, këtë verë.
31-vjeçari është duke hyrë në 15 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge dhe e ardhja e tij mbetet e pasqaruar.
Sipas mediumit britanik Express.co.uk, klubi londinez është i gatshëm të fitojë para nga shitja e spanjollit këtë verë.
Pedro ka shënuar 31 gola me londinezët që nga transferimi i tij prej 30 milionë eurosh nga Barcelona në verën e vitit 2015, por ka filluar vetëm 19 ndeshje në këtë sezon.
Dy klubet italiane, Interi dhe Milani janë të interesuara të garojnë në verë për të pasur shërbimet e tij.
Chelsea tashmë ka rënë dakord për blerjen e Christian Pulisic nga Borusia Dortmund këtë verë dhe thuhet se dëshirojnë të mbajnë edhe anglezin Callum Hudson-Odoi.