Milan po e transferon yllin e madh të Napolit

17:21 | 07 Mars 2022

Dries Mertens tek gjiganti i Serie A.

Është njëri prej emrave kryesorë të skuadrës së Luciano Spallettit mirëpo një gjë e tillë nuk po e ndalon atë që të mendojë largimin nga stadiumi Diego Armando Maradona.

Bëhet fjalë për Dries Mertens i cili mund të shndërrohet në një tradhtar tek skuadra e Aurelio de Laurentiis, nëse nuk rinovohet kontrata gjatë muajve të ardhshëm.

Bëhet fjalë për skuadrën e AC Milan e cila po mendon për një surprizë me paramtra 0 për fansat e saj edhe atë nga një rival direkt.

Me një kontratë që i skadon në qershor të këtij viti, Mertens padyshim që do të jetë njëri prej emrave më të kërkuar në Itali por jo vetëm.

E vetmja shpresë tashmë për napolitanët është që të arrihet një marrëveshje gjatë këtyre javëve për mos ti dhënë njërin prej futbollistëve kryesorë një rivali direkt si AC Milan.

Komento: