Milan po e transferon yllin e Senegalit

09:12 | 19 May 2020

Një revolucion tjetër pritet nga AC Milan këtë verë.

Gjiganti italian pritet të bëhet me trajner të ri, ndërsa nuk do të jenë të pakta as transferimet që pritet të bëhen.

Në mesin e tyre pritet të jetë edhe ylli i Club Brugge, Krépin Diatta.

Mediat në Itali raportojnë se Milan tashmë ka kontaktuar lojtarin, përcjell ORAinfo.

“AC Milan është i interesuar seriozisht për lojtarin, por në çdo rast, interesat e futbollistit të ri do të ruhen”, ka thënë një zyrtarë i klubit belg.

Pronarët e kuqezinjve Elliott Management deri më tani kanë vendosur një strategji për blerjen e lojtarëve të rinj me potencial të lartë dhe zhvillimin e tyre në mënyrë që të regjistrojnë fitime kapitale në bilanc.

Diatta është një 21-vjeçar që kryesisht luan në krahun e majtë, por gjithashtu mund të luajë në të djathtë, dhe ai ka tetë gola plus katër asistime në 34 paraqitje për palën belge në të gjitha garat para se sezoni të anulohet për shkak të COVID-19.

Ai gjithashtu ka një gol në 13 paraqitje për ekipin kombëtar Senegal, ndërsa vlera e tij thuhet se është rreth 25 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: