Qershia mbi tortë: Milan transferon yllin e Serie A për 40 milionë euro.
Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati goditjen e madhe.
Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plot tetë përforcime për sezonin e ri.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim për vijën e mesfushës.
SportMediaset, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Atalantës, Teun Koopmeiners.
Mesfushori holandez shkëlqeu me Atalantën sezonin e shkuar duke realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 35 ndeshje të luajtura.
Transferimi i Koopmeiners do të varet nga shitja e dyshes De Ketelaere-Krunic, nga të cilët Milan pritet të arkëtojë 40 milionë euro.