Mesfushori i Udineses, Rodrigo De Paul është në pritje të nj oferte nga Mialn.
Kuqezinjtë kanë qenë vazhdimisht të lidhur me një lëvizje për 25-vjeçarin, i cili ka pesë gola dhe dy asistime në 22 ndeshje të ligës.
Calciomercato raporton se De Paul mbetet në radarin e Milanit, ndërsa vetë lojtari sugjeroi që ai të jetë i hapur për një largim nga Udinese gjatë verës, përcjell ORAinfo.
Edhe Udineze thuhet se e ka njoftuar De Paul se mund të largohet gjatë verës nëse vijnë ofertat e duhur.
E sot Calciomercato raporton se De Paul është duke pritur një ofertë nga Milan që të bëjë hapin e madh në karrierë.
Mësohet se transferimi i tij do t’i kushtojë Milanit hiq me pak se 35 milionë euro. /ORAinfo/