Milan po transferon yllin e Interit.
Lajm bombastik nga Italia, Milan i hakmerret Interit për Calhanoglun.
Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit me parametra zero.
Te Milan nuk e kanë kapërdirë mirë tradhëtinë e Calhanoglut dhe Rosonerët kanë gati hakmarrjen.
Portali i njohur italian, Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Interit.
Bëhet fjalë për mesfushorin e kombëtares, Kristjan Asllani, i cili u transferua te Interi verën e shkuar në formë huazimi për 4 milionë euro dhe obligim blerjeje për 10 milionë euro në rast se plotësohen disa kushte sportive.
Por Asllani nuk e ka nisur mirë aventurën te Interi dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 312′ minuta. Kushtet sportive nuk janë plotësuar dhe Neroaxurët nuk do ta blejnë kartonin e tij.
Rosonerët ishin në garë për Asllanin edhe verën e shkuar dhe Maldini e ka piketuar 20-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.
Për të siguruar shërbimet e Asllanit, Milan do të duhet të paguaj 10-15 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.