Milan po i shet këta lojtarë, për ta transferuar yllin e madh

23:29 | 10 Gusht 2019

Tregu ka qenë shumë aktiv për AC Milan.

Menaxhmenti i kuqezinjve është ende duke punuar në disa marrëveshje përpara mbylljes, duke kërkuar të i largojë disa lojtarë.

Deri më tani, vetëm një pjesë e vetme mungon për të kompletuar skuadrën, ose të paktën në një nivel numerik: sulmuesi i dytë që do të çiftohet me Piatek në formacionin 4-3-1-2 të Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Synimi për pozicionin mbetet Angel Correa, por pasi transferimi i Andre Silva në Monako u prish kohët e fundit, negociatat janë bërë edhe më të ashpra për kuqezinjtë, siç raportohet nga MilanNews.it.

Me shitjen e sulmuesit portugez, ose nëse Suso largohet, atëherë Milani mund të bëjë një veprim për Argjentinasin pa asnjë problem, veçanërisht nëse arrijnë një shtesë prej 10 milion eurosh nga shitja e Laxalt.

Për momentin, negociatat nuk janë akoma për tu zhbllokuar. Për më tepër, dritarja e transferimeve në Premier League është mbyllur, që do të thotë se Andre Silva nuk do të bashkohet me Wolves./ORAinfo/

Komento: